Shtatë muaj pasi u bënë prindër të një djali duket se Tuna dhe Patrisi janë në krizë. Këtë e tregon veprimi i bërë nga vetë Tuna, e cila e ka hequr bashkëshortin nga lista e personave që ndjek në Instagram edhe pse ky i fundit vazhdon ende ta ketë në listën e miqve Tunën.
Kjo e fundit nuk është mjaftuar me kaq pasi Patrisi nuk figuron as në listën e personave që ndjek llogaria në Instagram e të birit, Tian.
Situata mes tyre nuk duket aspak e mire, ose kjo është një mënyrë e këngëtares për t’u bërë sërish pjesë e shoëbizit dhe e tregut muzikor. Shpresojmë të jetë kjo e fundit.
Historia e tyre nisi papritur, pas ndarjes nga Cozman, Tuna u lidh me vëllanë e Robert Berishës me të cilin më pas u martua. Këngëtarja dhe Patris Berisha u bënë janë prindër të një djali.



















