Një ndër dasmat më të përfolura të këtij viti, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi vunë kurorë në 10 shtator, në një ceremoni buzë detit në Gji të Lalzit, ku vetë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i lidhi në martesë.
U deshën pak ditë që çifti i sapomartuar të publikonte diçka nga dasma e tyre në rrjetet sociale, pasi më tepër foto e video u morën fillimisht nga të ftuarit, se sa nga ata vetë.
Kur mendonim se pas gati 3 muajsh nuk kishte më të reja nga dasma e tyre, një klip i eventit është publikuar në Youtube, ku janë përmbledhur momentet më kryesore të dasmës.
Shihet këtu edhe momenti kur Marina dhe Getoari i thanë “po” njëri-tjetrit, puthja e tyre e parë si çift i martuar, vallëzimi i çiftit, e madje edhe dekori, të ftuarit dhe fishekzjarret përmbyllëse, bashkë me shkrimin “Happy Heart” vendosur në det, të gjitha me një muzikë dramatike në sfond. Klipi është realizuar nga “XL Films”.
Ja klipi i plotë: