KreuCelebrity

Futbollisti shqiptar Dsemaili i jep fund martesës me Sulejmanin

Ajo që dukej si një histori dashurie e vërtetë, duket se i ka ardhur fundi. Blerim Dzemaili dhe Erjona Sulejmani janë divorcuar zyrtarisht. Vetëm disa ditë pas fillimit të programit të ri “Kapitenët” në SpikeTV, protagoniste e të cilit është Erjona.

Kjo është deklarata zyrtare e lëshuar nga Blerim Blerim Dzemaili: “Avokati Daniela Missaglia, në emër dhe për llogari të Z. Blerim Dzemailit, ka deklaruar se klienti i saj ka filluar procedurën për ndarje ligjore nga gruaja e tij, zonja, Erjona Sulejmani, përballë një krize të vazhdueshme.

Në këtë fazë delikate Z. Blerim Dzemaili stigmatizon përdorimin, nga gruaja të mbiemrit të tij, si pjesë e punës së saj si modele dhe prezantuese, dhe kështu ai rezervon të drejtën për të vepruar për mbrojtjen e integritetit dhe privatësisë së tij dhe djalit të tij “.

Ndërkohë, futbollisti mund të kthehet edhe në Itali në Bolonjë pas përvojës pozitive me Montrealin në MLS.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF