Janë të njohura performancat e bujshme të artistes shqiptare Dua Lipa, e cila po korr mjaft sukses kudo nëpër botë këto kohë.
Në ndalesën e saj të radhës të turit “Dua Lipa”, në Toronto, Kanada, këngëtarja e ka përdorur skenën edhe për të shprehur pikëpamjet mbi komunitetin homoseksual, duke ngritur flamurin shumëngjyrësh të LGBT-së, krahas flamurit kanadez.
Nuk është hera e parë që Dua Lipa reagon në mbështetje të homoseksualëve, duke përsëritur veprimin edhe në skena të tjera. Mbi një paradë të komunitetit në Prishtinë, në muajin tetor, Dua Lipa shkroi në Twitter:
“Kosova pati paradën e parë gay në Prishtinë sot. Dashuria është dashuri. Në emër të dashnisë.” – e mbylli ajo postimin në gjuhën shqipe.