Nuk është nevoja të bëjmë prezantimet për Lorik Canën, ish-kapitenin e skuadrës kombëtare shqiptare të futbollit. Talenti i tij, dhe pamja prej bukuroshi ka ndihmuar në përhapjen e famës deri te vajzat shqiptare, të cilat kanë pasur një arsye më shumë për të ndjekur ndeshjet e kombëtares, përveç tifozërisë.
Një tjetër mashkull simpatik i është bashkuar Lorikut, dhe bëhet fjalë për babain e këngëtares së famshme, Dua Lipa. Po flasim për Dukagjin Lipan, mjaft i njohur në Kosovë në rininë e tij, si një ndër këngëtarët më të mirë (nga mendoni se e mori talentin ajo?), dhe tani që ia ka lënë spotlight-in Duas, njihet si babai “sexy” i saj.
Dy personazhet janë parë në makinë bashkë, në Instastory-n e Lorikut, pasi Lorik Cana ndodhet në Londër këto ditë, për filmin “Triumph”, mbi kualifikimin e skuadrës shqiptare në kampionatin europian.
Me sa duket, Dukagjini i ka bërë një tur të vogël nëpër Londër Lorikut, madje edhe Granit Xhakës, i cili u është bashkuar, siç shihet në foton e fundit në Instagram-in e Dukagjinit.