Edhe kur ke para për të siguruar plot 7 breza të ardhshëm të familjes tënde, sërish do të ndjesh xhelozi për dikë që ka më tepër, qoftë kjo edhe motra jote.
Ky ka qenë rasti i Kylie Jenner dhe Kim Kardashian, pas suksesit të fundit të Kim-it me parfumin e saj “Crystal Gardenia”, i cili fitoi plot 10 milionë dollarë që ditën e parë që doli në treg.
Ky sukses e ka gëzuar shumë Kim Kardashian-in, por jo Kylie-n. Sipas Hollywood Life, Kylie ndjen se bukuria është fusha e saj dhe Kim ka kopjuar idenë e saj të “Kylie Cosmetics”. Ajo mendon se Kim ka mjaftueshëm biznese, dhe nuk kishte pse i priste rrugën Kylie-t.
Megjithatë, fjalët nga burimet duken jo reale, pasi Kylie e mbështeti Kim-in në lançimin e make up-eve të saj. Nga ana tjetër, normalisht që Kylie duhet të shfaqet mbështetëse për motrën përballë kamerave, por kushedi ç’bluan me vete në privatësi.
Eh, edhe familjet më të pasura kanë problemet e tyre!