Ka një të vërtetë në fjalët që britanikët rrojnë vërtet gjatë (shihni Mbretëreshën!), po ashtu edhe se mosha është thjesht një numër për ta.
Por Kate Middleton tregon edhe në shtatzëninë e tretë të saj se asgjë nuk të ndalon të dukesh e mrekullueshme, dhe se format mund të qëndrojnë si ato të një vajze të re edhe pas 3 fëmijësh.
Në Royal Variety Performance 2017 (event i përvitshëm bamirësie), Dukesha shfaqet me një fustan rrëzëllitës ngjyrë bojëqielli, mbuluar i gjithi në gurë. Ajo ishte sigurisht e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, princi William.
Barku mbi 4 muaj shtatzënë i Dukeshës shfaqej më dukshëm se zakonisht, por Kate dukej e mrekullueshme, me forma perfekte, mikluar edhe nga fustani i zgjedhur.
Ajo mbante dhe një çantë të vogël ngjyrë ari me gurë, dhe sigurisht unazën e fejesës, me një safir rrethuar nga 14 diamante të vegjël, dhuruar nga William dhe mbajtur edhe nga princesha Diana.
Nuk mund të mos bien në sy as këpucët me takë ngjyrë argjendi të Dukeshës, sikur të kenë dalë nga përralla e Hirushes. Kate Middleton dukej tamam si një princeshë, ndërsa ngrinte fustanin e mrekullueshëm për të ngjitur shkallët.