Bënë goxha bujë fotot e Malia Obama-s me cigare në dorë dhe duke u puthur me një djalë në kampusin e universitetit të Harvardit, pak ditë më parë. U zbulua gjithashtu edhe identiteti i djaloshit misterioz, një student britanik, nga një familje shumë e pasur, në vitin e tij të dytë për drejtësi.
Amerikanët nxituan të komentonin mbi sjelljen e Malias, ndërsa mediat amerikane nuk ngurruan të gërmonin për çdo detaj të ngjarjes, sikur Malia të ishte ende Vajza e Parë.
Dhe me që ra fjala te Vajzat e Para, Ivanka Trump, vajza e presidentit të tanishëm të SH.B.A.-së Donald Trump, shkroi një postim në Twitter në mbështetje të Malias, duke thënë:
“Malia Obamas i duhet lejuar e njëjta privatësi si shokëve të saj të shkollës. Ajo është një e re e rritur dhe qytetar privat, dhe duhet lënë e qetë.”
Edhe vajza e Bill dhe Hillary Clinton, Chelsea Clinton, ka komentuar mbi këtë çështje:
“Jeta private e Malia Obamas, si një grua e re, si një studente kolegji, si një qytetar privat, nuk duhet të jetë grepi juaj. Jini më të mirë.”
Paska një solidarizim midis Vajzave të Para! Kuptohet, askush më mirë se ato nuk e kupton njëra-tjetrën në situata të tilla.