Janë mbushur plot dy vite që prej ndarjes nga jeta të Marina Priftit, bashkëshortes së këngëtarit të njohur korçar Stefi Prifti. Një sëmundje e rëndë ia ka marrë jetën pedagoges së letërsisë, duke lënë pas dhe dy vajzat e çiftit, Maria dhe Joana.
Dy vite më vonë, Stefi kujton gruan e tij të ndjerë me një shkrim prekës në Facebook, nisur nga fotografia që vajza e tij Maria i kishte dërguar, në përkujtesë të nënës së saj.
Stefi shkruan se koha e kaluar i duket shumë më pak se dy vite, dhe se nuk gjen shpjegim për këtë ndjesi.
Ja teksti i plotë i shkrimit të ndjerë:
“Sot ishte dita perkujtimore e ndarjes nga jeta te bashkeshortes time Marina Xhavara Prifti. Iken dy vjet…! Per cudine time me duken me pak se kaq! Ka pasur raste gjate kesaj kohe, qe pyesja veten – pse kjo ndijesi e tille?! Normale do te ishte te ndieja te kunderten, te me dukeshin keto dy vite si nje jete…, por jo! Per cudi, me mua ka ndodhur e kunderta! Me duken shume me pak se dy vite! Ndoshta nje psikolog mund te jape shpjegimin e ketij perjetimi..!
Natyrisht, une dhe vajzat e mia shkojme shpesh ne Fier tek varezat, por asnjehere nuk kam menduar te shkruaj apo te postoj dicka me pare..! Arsyeja qe me bindi ta bej lajm, ishte kjo foto qe me dergoi ne viber vajza ime Maria! Patjeter ajo (natyrisht edhe une dhe gjithe familja jone), ka deshiren, qe mami i saj Marina te kujtohet nga familjaret, shoqet e shoket, pedagoget kolege dhe stafet akademike, ku Marina ka dhene kontributin e Saj si pedagoge dhe studiuese e gjuhes dhe letersise shqipe, nga studentet qe e deshin dhe i donte kaq shume.
Falenderoj gjithe familjaret dhe miqte qe e pine nje kafe me mua sot.
Ia u shperblefsha ne gezime!
Per veten, nuk dua te flas, duke besuar mirekuptimin tuaj!
I paharuar kujtimi Yt, Marina❤️
dashuria dhe nena e dy vajzave te mia.”
Katër vite më parë në një program kushtuar Shën Valentinit, Stefi dhe Marina janë shfaqur si rrallëherë bashkë në studion e Rudina Magjistarit, ku rrëfyen historinë e tyre të dashurisë. Ata ishin njohur në Pallatin e Kulturës dhe kishin mbi 20 vite të martuar. Si Stefi, ashtu edhe Marina ishin shumë të lidhur me artin, madje Marina ishte një nga tekstshkrueset e këngëve të Endrit dhe Stefit.
Ndarja e saj nga jeta ishte një lajm i hidhur për publikun shqiptar, të cilët ngushëlluan këngëtarin e njohur për humbjen e tij.