KreuCelebrity

Jo vetëm moderatore, por dhe autore, sa i është rritur rroga Luanës?

Pas një kohe relativisht të gjatë në ekran, Luana Vjollca erdhi këtë sezon edhe si autore e formatit “Shiko Kush Luan”. Përpos kësaj, çdo të shtunë shfaqet në ekran si drejtuesja e të njejtit emision, ndërsa shpesh diskutohet niveli i audiencës mes saj dhe Ermalit. Këtë herë, Luana është vënë përpara një pyetje jo pak ngacmuese.


E ulur në tryezën e “Ndaje ose haje”, rubrikë që vë të ftuarit para zgjedhjes: përgjigje e sinqertë ose ushqim i çuditshëm, Vjollca është dashur të rrëfejë mbi pagën e saj. “Sa të është rritur rroga që pasi je bërë autore programi?”, ka qenë kjo pyetje e cila ka ‘mbërthyer’ Luanën, e cila në rrethanat përkatëse ka preferuar përgjigjen, dhe jo ushqimin. “Me një pesëshe është rritur, por nuk e tregoj sa zero ka nga pas”, ka zbuluar Luana.


Kështu, mësuam vetëm shifrën e parë të shumës që moderatorja/autorja e “Shiko Kush Luan” merr si pagë për formatin, e mesa duket Vjollca nuk ka preferuar të tregohet e sinqertë deri në fund. Megjithatë, kujtojmë se ekrani ka habitur gjithmonë me shifrat marramendëse që vijnë si fitime për drejtuesit e emisioneve apo programeve të ndryshme. Me pak fjalë, spektakël në çdo drejtim…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF