Evuolimin e saj e kemi parë në sajë të “Keeping Up With The Kardashians”. Me ndërhyrje të shumta në fytyrë, Kylie Jenner nuk ka pothuajse aspak lidhje me versionin e saj më të hershëm. Megjithatë, prej kohësh jemi mësuar ta shohim me një pamje të caktuar, duke mos na bërë më përshtypje.
Por, Kylie ka marrë një vendim: të presë flokët shkurt…përsëri! Edhe pse dukej se po e shijonte modelin e gjatë, Jenner ka preferuar të bëjë çmendurinë e radhës. Këtë herë duke ruajtur ngjyrën kafe, e vogla e Kardashian-Jenner duket ndryshe me stilin e ri.
Në videon e ndarë në Snapchat duket se prerjen e ka marrë përsipër një nga shoqet e saj të ngushta, edhe pse kjo mund të jetë thjesht një shaka mes vajzave. Me siguri, nuk do ta shohim për shumë gjatë Kylie-n me këtë pamje, pasi ajo e ka zakon të ndryshojë krejt papritur. Si duket më mirë Jenner?



















