KreuCelebrity

Xhemi ndërron fotograf, ja kush emër fshihet pas fotove më të fundit

Nuk mund të themi se shohim foto me shumicë nga Xhemi. Moderatorja nuk është e lidhur ngushtë me rrjetet sociale, por nuk mund të themi as se është pasive në këtë drejtim. Por, fakti që Shehu e mbylli Instagramin për një kohë të gjatë, do të thotë se nuk e ka ndër çështjet më të rëndësishme të aktivitetit ditor.


Kjo e diel ka sjellë dy foto të reja nga drejtuesja e ‘Portokalli’, ndërsa duket sikur prapa tyre fshihet një emër profesional në këtë drejtim. Në fakt, bëhet fjalë për një nga miqtë më të mirë të Shehut, të cilin e shohim çdo fundjavë në skenën e spektaklit të humorit. Florjan Binaj ka realizuar dy imazhe për moderatoren, njëri prej të cilëve vjen në bardh e zi.


Kjo në fakt nuk është rastësi, pasi të gjithë e dimë dashurinë dhe pasionin e Florit për pikturën. Kështu, nuk ka qenë dhe fort e vështirë për të, të realizojë këtë mini-set fotografik për mikeshën e tij. Jo keq Binaj si fotograf, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF