KreuCelebrity

Mamaja e Violës kundër medias: “Ju thyej gishtat, ju nxjerr sytë, ju shkurtoj gjuhën!”

Lajmi për arrestimin e të dashurit të Viola Spiros ishte kryefjala e kësaj të diele, ndërsa askush nuk e la la përmendur faktin se ‘La Nazione’ kishte theksuar emrin e moderatores si e dashura e bosit të kokainës. Një lajm i tillë nuk kishte si të linte të qetë as Violën, as familjen e saj, e sa për këtë të fundit, një reagim i fortë ka ardhur nga mamaja e Spiros.

Brunilda Spiro ka shkruar një status të gjatë në Facebook, të cilin e nis me fjalë të rënda: “Nëse do mundesha, do ju thyeja gishtat ju gazetarëve, do ju nxirrja sytë, do ju shkurtoja gjuhen dhe kjo mizori do më falej nga e drejta e mëmësisë”. Nëna e moderatores ka vazhduar edhe më tej, duke thënë se është si klloçka, që i nxjerr sytë kujtdo që i ngacmon zogjtë. Ajo ka akuzuar gazetarët që bëjnë çdo gjë për lajm, duke supozuar se kur punonjësit e medias flinin, vajzat e saj punonin për të dalë në ekran.

Pas shumë ‘sakrificash’ të rrëfyera për dy të njohurat e familjes Spiro, dhe pas uljes së plotë të figurës së gazetarit, nuk dihet nëse Brunilda e ka patur këtë shtysë për irritim nga komentet e lexuara poshtë lajmeve apo për vetë lajmet, të cilat thjesht vinin në dukje atë çka kishte shkruar gazeta italiane. Një pjesë të statusit të plotë e gjeni më poshtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF