Që nga momenti që Princ Harry dhe Meghan Markle nuk e fshehën më aspak dashurinë e tyre, të gjithë sytë u kthyen nga çifti. Siç e do tradita, tashmë nevojitet një fejesë dhe sigurtisht, dita e madhe e martesës. Nga ana tjetër, nuk kemi zbuluar shumë në këtë drejtim.
Por, një burim për US Weekly ka thënë se për sa i përket unazës së fejesës së Markle, Princ Harry është kujdesur vetë për ta dizenjuar (romantike sa s’bëhet!), e kjo nuk është e gjitha. Për të realizuar gurin e çmuar mbi rrethin e fejesës, do të përpunohen disa diamantë të cilat i ka zotëruar më parë Lady Diana! Me pak fjalë, një super-unazë për kanadezen Markle.
I njejti burim ka zbuluar se dasma do të zhvillohet verën e ardhshme, ndërsa fejesa do të shpallet zyrtarisht në janar. Markle do të zhvendoset menjëherë në banesën e Harry-t pas fejesës, pasi çifti nuk ka ndër mend të presë dasmën për të jetuar bashkarisht. Me pak fjalë, 2018 do të jetë një vit rojal!



















