KreuCelebrity

Tina Turner feston 78-vjetorin, ja fotot që vërtetojnë se është diva e skenës!

Kjo e diel e ka gjetur Tina Turner duke festuar ditëlindjen e 78-të, ndërsa këngëtarja na ka dhuruar performanca e emocione të pamata. Duke eksperimentuar në R&B, pop, rock dhe soul, Turner na sjell gjithnjë në kujtesë figurën e padiskutueshme të divës. Duke shijuar jetesën mes Zvicrës dhe Francës jugore, artistja mbahet mend për këngët që i përshtaten çdo brezi.

Mes dy martesash dhe dy fëmijësh, Turner u shkëput nga muzika në vitin 2009, pas plot pesëdhjetë e një vitesh karrierë. Emri i vërtetë i artistes është Anna Mae Bullock, ndërsa vendlindja e saj është Tennessee. Përpos performancave të ndryshme në gjithë botën, komtribut i paçmuar i Turner ka qenë edhe zëri i saj në kolonat zanore të filmave si: “Mad Max Beyond Thunderdome”, “Last Action Heroes” etj.

Për të sjellë pak nga atmosfera elektrizuese që vetëm Turner di të krijojë, më poshtë ju ftojmë të shihni 15 foto që vërtetojnë se ishte një diva e vërtetë e skenës.

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF