Sot ka shënuar finalja e prezantimit dhe konkurrimit të këngëve dhe artistëve, duke përzgjedhur kështu edhe këngëtarët e rinj. Juria ka përzgjedhur përfundimisht finalistët në këtë kategori, ndërsa dallojnë plot 17 emra. Konkurrimi në Pallatin e Kongreseve do të ndahet në dy faza, në data 6 dhe 7 dhjetor.
Kjo nuk mbaron me kaq, pasi një votim i dytë do të bëhet nga juria natën e parafundit, për kalimin në fazën përfundimtare, më 9 dhjetor. Një skemë të tillë, ‘Kënga Magjike’ ka filluar ta ndjekë vitet e fundit, ku ka përfshirë interpretimin ‘live’. Ndërsa kategoria e të rinjve merr peshën e vetë, çdokush po kthen sytë nga fituesi, i cili është ende herët për t’iu referuar…



















