Këtë të dielë është mbyllur konkurimi dhe prezantimi i këngëve të festivalit Kënga Magjike në programin “E diela shqiptare”.
Të gjithë konkurentët e kategorisë New Arstist i janë nënshtruar një votimi të dytë nga juria.
Këngët e kaluara në fazën e parë kaluan edhe njëherë në sitë nga juria për të përzgjedhur ato që do të marrin pjesë në netët finale.
Pas një rivotimi nga anëtarët e jurisë së të rinjve, vendosën gjithsej për 17 artistë të rinj, të cilët do të ndahen në dy grupe, përkatësisht në natën e parë dhe të dytë, 6 dhe 7 dhjetor.
Pas kësaj faze, këngët e kësaj kategorie do të votohen edhe një herë të tretë nga juria për të qenë pjesë e natës finale, më 9 dhjetor.
Ja cilët janë këngëtarët e rinj që do të këndojnë në netët finale, në Pallatin e Kongreseve:
Toli
Arjeta Palushaj
All In Band
Albulena Jashari
Ergys Shahu
Silvana Rusi
Algert Sala
Genti Deda
Gerard Merdani
Xhon Jesku
Albina Kelmendi
Xhon Shahu
Andrea Paskali
Linda Cikaqi
Serxho Hajdini
Armenda
Reinaldo Gaçi