Jo çdokush e suporton të ftohtin, sidomos ata që jetojnë në grinë e Londrës. E thamë që Rita Ora vendosi ta kalonte këtë 27-vjetor në Afrikë, larg luksit dhe më pranë natyrës. Mes shumë aventurash, këngëtarja e ka përjetuar krejt ndryshe këtë ditë speciale.
Por, vetëm para pak minutash, Rita ka ndarë disa foto mjaft provokuese në Instagram. “Kostumi i ditëlindjes”, ka shkruar Ora, ndërsa paraqitet me një kostum banjo me vija të verdha e të zeza. Të hapura në anë të këmbëve e deri në afërsi të vitheve, përpos natyrës, çka tërheq tjetër vëmendje në fotot e Ritës janë të pasmet e saj. Mesa duket, vera nuk i ka mjaftuar artistes për të ekspozuar trupin ndaj rrezeve të diellit.
Nuk dihet pse Rita ka zgjedhur këtë destinacion për të kaluar pikërisht këtë periudhë të vitit, por duhet theksuar se zgjedhje të tilla i shohim rrallë ndër VIP-at. Edhe pse në dimër, Rita është në super-formë, apo jo?