KreuCelebrity

Kush është Miss Universe 2017? …Ja renditja e shqiptares

Demi-Leigh Nel-Peters nga Afrika e Jugut, është zgjedhur “Miss Universe 2017” në konkursin e bukurisë të mbajtur mbrëmë në Las Vegas.

 

Paneli i famshëm i gjyqtarëve vlerësoi 92 konkurrentët të cilat ishin nga e gjithë bota, në veshje, stilin e jetesës, talentin dhe gjëra të tjera.

Fituesja e vitit të kaluar, Irir Mittenaere nga Filipinet ia dorëzoi kurorën Demi-Leigh, e cila është gruaja e dytë që merr në shtëpi kurorën për Afrikën e Jugut.

Në listën e 3 më të mirave u përzgjodhën edhe Davina Bennet nga Xhamajka, Laura González nga Kolombia.

Bukuroshja shqiptare Blerta Leka e cila përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Universe 2017” nuk ka arritur të kualifikohet në garën e bukurisë së Las Vegasit. Miss Universe Albania 2017 nuk mundi të bëhej as pjesë e listës së 16 gjysmë finalisteve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF