KreuCelebrity

Urime çiftit! Zbulohet unaza e Meghan Markle, dizenjuar nga vetë princi Harry

Pas njoftimit të familjes mbretërore të fejesës së shumëpërfolur të princit Harry dhe aktores Meghan Markle, nuk kanë vonuar as fotot e para (dhe shumë të lumtura) të dy zogjve të dashuruar.

Princi Harry dhe partnerja e tij Meghan u shfaqën bashkë, zënë prej dore, në pallatin Kesington, pasditen e sotme.

Meghan Markle gives us a flash of her ring in The Sunken Garden

Harry u pyet se kur e kuptoi që Meghan ishte e duhura, dhe princi u përgjigj (mbase me një përgjigjje cliche): “Që herën e parë që u takuam.” Po ashtu, edhe propozimi ishte mjaft romantik!

Çifti do të intervistohet gjithashtu në orën 6 në kanalin BBC, mbi fejesën dhe gjithë historinë e tyre të dashurisë.

hgujyuiy.png

Ndërsa largoheshin, është parë gjithashtu unaza e fejesës së Meghan-it, një prerje klasike mahnitëse me 3 diamantë, ku guri i mesit normalisht është më i madhi. Unaza u dizenjua nga vetë princi Harry, dhe u krijua nga firma “Cleave and Company”.

Çifti do të lidhë kurorë në pranverë të 2018-ës, sipas njoftimit zyrtar.

vhngjghj.png

gjghkgk.png

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF