Në një nga intervistat e saj të fundit, Hygerta Sako ka folur për disa nga figurat e ekranit. Ndër to përmendeshin Rashel Kolaneci, tek e cila Sako vlerësoi fizikun, Lorika Canën e quajti kapiten të papërsëritshëm, për Vilma Mashën u shpreh se e ka mikeshë shumë të mirë, ndërsa radha i ka ardhur emrit të Stresit. Moderatorja ka thënë se nuk e ka dëgjuar kurrë: “…por, kam përshtypjen se këndon rap, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”. Duket se këngëtari nuk i ka neglizhuar komentet e Sakos, duke iu kundërpërgjigjur në rrjetet sociale.
Me shumë indinjim, Stresi ka përdorur fjalë nga më të ndryshmet, e ndonëse nuk e ka përmendur emrin e moderatores në fjalë, duket qartazi që postimi i kushtohet asaj. “Nuk habitem pse nuk përshtatem me të gjithë ju kolegë apo të dashura moderatore!!! Sepse sot jetojmë në një kohë të poshtër ku fshati digjet ndërkohë që kurva kreh flokët!”, ka shkruar fillimisht reperi, ndërsa ka vazhduar edhe më tej me ofendime. “Disa do të thonë ky është i trashë dhe nuk ecën me kohën, ndërsa unë do them për ju, a nuk u lodhët duke ndërruar dashnor përditë? Ta ka fal Zoti që ta përdorësh me njeriun e zemrës, por jo me 300 spartanë…”, ka përfunduar Stresi, teksa duket qartë irritimi ndaj deklaratës së Sakos.
Edhe pse një akuzë shumë personale, këngëtari nuk i ka rezervuar fjalët aspak. Më poshtë do të gjeni postimin e plotë.
https://www.instagram.com/p/Bb_nVnnBsp4/?hl=en&taken-by=stresi