KreuCelebrity

Hygerta Sako mbas keqkuptimit me Stresin: “Nuk dal më në intervista”

Bëri goxha bujë postimi i Stresit drejtuar moderatores Hygerta Sako, në lidhje me deklaratën e saj në një intervistë të fundit.

Në këtë intervistë, e pyetur se çfarë mendon mbi Stresin dhe muzikën e tij, Hygerta tha: “Kam përshtypjen se këndon rap, dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë, të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”.

Këto fjalë nuk i ka pritur aspak mirë Stresit, i cili ndonëse nuk ka përmendur emra, ka thënë:

“Nuk habitem pse nuk përshtatem me të gjithë ju kolegë apo të dashura moderatore!!! Sepse sot jetojmë në një kohë të poshtër  ku fshati digjet ndërkohë që kurva kreh flokët!”, ka shkruar fillimisht reperi, ndërsa ka vazhduar edhe më tej me ofendime. “Disa do të thonë ky është i trashë dhe nuk ecën me kohën, ndërsa unë do them për ju, a nuk u lodhët duke ndërruar dashnor përditë? Ta ka fal Zoti që ta përdorësh me njeriun e zemrës, por jo me 300 spartanë…”, ka përfunduar Stresi, teksa duket qartë irritimi ndaj deklaratës së Sakos.

E gjithë kjo situatë me sa duket ka qenë e tepërt për Sakon, dhe e pyetur nga Blitz.al, moderatorja ka bërë publik një vendim të papritur.

Hygerta ka thënë se fjalët e saj janë përdorur për disa klikime më shumë, me deklaratën e saj për Stresin si abuzimin më të fundit.

“Më duhet të sqaroj që s’kam asgjë personale me të, respektoj punën e çdokujt edhe pse mund të mos hyjë në shijet e mia. Kush e ka marrë mundimin të dëgjojë intervistën, do e kuptonte që nuk fola për Stresin, por për MUZIKËN RAP. Dhe në fund të fundit kam të drejtën time ta pëlqej diçka ose jo. Nuk i vë faj as Stresit dhe as fansave të tij që kanë lexuar vetëm titujt e këtyre portaleve pa pikë morali dhe respekti për njerëzit, i mirëkuptoj.” – tha ajo.

Rezultate imazhesh për hygerta sako

Hygerta ka vazhduar më tej, duke thënë:

“Por ama kuptova që jemi thjesht “viktima” që përdoremi për të bërë klikime. Ndaj marr VENDIMIN që mos të dal më, në asnjë interviste këtej e tutje. U kërkoj ndjesë kolegëve të mi gazetarë, që mund të më kontaktojnë në të ardhmen. Nuk do lejoj më që fjalitë e mia të keqpërdoren dhe keqinterpretohen!!!”, – përfundoi ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF