KreuCelebrity

Altin Basha: “Mirela Kumbaro në kulturë, si një elefant në dyqan qelqurinash”

Ka pak javë që regjisori i njohur Altin Basha rrëmbeu çmimin “Kult” të këtij viti, si “Regjisori i vitit”, për shfaqjen e tij “Made in Albania”. Një dramë me subjekt dhe mesazh shqiptar, regjisorit iu desh të dilte në mënyrë të pavarur me këtë projekt, pas refuzimit për mbështetje nga Ministria e Kulturës.

I pyetur mbi këtë çështje, Altin Basha ka pasur mjaft komente për të bërë, si mbi shfaqjen e tij të vlerësuar, ashtu edhe për situatën e skenës së Teatrit Kombëtar, kontributin e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në fushën të cilën ka nën përgjegjësi, dhe sipas tij, dështimet e saj në rolin që i është dhënë.

Rezultate imazhesh për altin basha

“Made in Albania”, një tekst dramatik i Stefan Çapalikut, me regji të Altin Bashës, u paraqit fillimisht si një projekt në “Netët e Leximit të Dramës Shqipe”, iniciativë e Teatrit Kombëtar. Megjithatë, siç tregon Altini, teksti dhe projekti i paraqitur u refuzua nga Bordi Artistik i përbërë nga 5 gazetarë. Pas refuzimit të dytë nga Ministria e Kulturës, shfaqja u realizua si një projekt i pavarur, duke korrur sukses të madh, dhe një fitore personale për Altin Bashën, i cili thotë:

Rezultate imazhesh për made in albania altin basha

Suksesi i shfaqjes tek publiku i Tiranës, Durrësit dhe Prishtinës, vlerësimi në festivalin Ndërkombëtar të Dramës Nacionale në Tetovë, Maqedoni ku u vlerësua si “Shfaqja më e Mirë” dhe vlerësimi i fundit në çmimet KULT si “Regjia e vitit” provojnë se Bordi i TK mbetet një bord njerëzish të paaftë për vendime të karakterit artistik. Ky bord që bën një punë që nuk e njeh dhe sa më shpejt të largohet aq më mirë do jetë për funksionimin e repertorit të Teatrit Kombëtar. Nuk po merrem me Ministrinë e Kulturës se aty më së pakti ka ekspertë arti.”

Rezultate imazhesh për made in albania altin basha

Altin Basha ka komentuar edhe mbi gjendjen e skenës së Teatrit Kombëtar, ku vë në dukje numrin e pakët të dramave shqiptare të prodhuara (vetëm 2 në 4 vite), dhe cilëson vetë drejtuesit e Teatrit si shkaktarë të problemeve, për të cilat thonë se duhen zgjidhur.

Rezultate imazhesh për netet e leximit te drames shqipe

Drejtori i Teatrit Kombëtar pak kohë më parë deklaroi se “skena e TK nuk është kosh plehrash për dramën shqipe”. Për çfarë arsye duhet të besojmë se këtë vit kjo gjë do të ndryshojë? Apo po afrohet koha e mandatit të drejtorit? Kohët e fundit në Teatrin Kombëtar ka një përpjekje që tezat kritike për punën dhe drejtimin skandaloz të këtij institucioni po merren dhe mbrohen nga drejtuesi i tij, duke u paraqitur si origjinale. Ata që shkaktuan problemet dalin në rresht të parë për ti zgjidhur ato. Është një sindrom i qeverisjes paraqitja e problemeve a thua se qeveria ishte në opozitë dhe jo në pushtet. Me sa duket ky sindrom ka kapur edhe drejtuesit e institucioneve.” – thotë ai.

 

Nuk kanë munguar as kritikat ndaj ministres Mirela Kumbaro, të cilën Altini e ka komentuar edhe gjatë katër viteve të kaluara, për pasivitetin e saj ndaj teatrit. Regjisori e cilësoi “një fatkeqësi për artin dhe kulturën tonë kombëtare” Kumbaron, dhe tha se ministria e saj nuk u bë kurrë një institucion i artistëve.

Gjëja më ironike është se kritikave Kumbaro i përgjigjet me tezën se: kritikat i bëjnë mirë debatit dhe se ajo ka meritën për gjallërimin e tij. Në këtë pikë ka të drejtë, debatin e ka shkaktuar vërtetë Kumbaro, por nga paaftësia jo nga talenti. Dikush duhet t’ia thotë këtë gjë se la nam duke folur pa lidhje. Si ajo deklarata që bëri në festivalin “KOKO Fest” se: Teatri ka lindur në Korçë. Deklaratë që la me gojë hapur të gjithë artistët në sallë. Injoranca, arroganca ndaj komunitetit artistik dhe refuzimi për të përballuar problemet janë tiparet e sjelljes së saj si ministre dhe institucionit që ajo drejton. Gjatë drejtimit të saj artistët njohën uljen më të madhe të të ardhurave të tyre financiare. Nuk mund të flasim për vizion apo projekte afatgjata kur injorohen probleme akute si ky që përmenda më lart.” – u shpreh artisti.

Rezultate imazhesh për mirela kumbaro

Për sa i përket fjalës në parlament të ministres Kumbaro në shtator, e cila tha se mandati i dytë i saj është një mandat i ri me vizion të qartë për të konsoliduar skenën e pavarur të kulturës, Altin Basha sjell raste të ndryshme të dështimeve të ministres sipas tij, si mbyllja e Festivalit Teatror të të Rinjve, mbështetja e pakët dhënë Festivalit të Butrintit, apo projekteve teatrore, me “shifra të turpshme, që nuk sigurojnë as fillimin e punës”.

Kumbaro nuk di, fatkeqësisht edhe nuk mëson. Skenën e pavarur e garantonte Qendra e Artit, e cila menaxhimin e projekteve të pavarur e linte në dorë të komunitetit artistik, por Kumbaro e mbylli Qendrën e Artit. Ajo sillet me kulturën si një elefant në dyqanin e qelqurinave.” – deklaroi ai.

Rezultate imazhesh për altin basha

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF