KreuCelebrity

Një film për Kim Kardashian? Ja aktorja që Kim do për rolin e saj!

Është padyshim femra më e njohur në planet, dhe ndër më të paguarat e televizionit, me serialin e saj “Keeping up with the Kardashians”, në sezonin e tij të 15-të.

Megjithatë, Kim Kardashian nuk tutet as para një filmi të vërtetë mbi jetën e saj (si mund të jetë historia vallë?), dhe ka thënë edhe emrin e aktores që do të donte ta portretizonte.

E pyetur në një intervistë mbi këtë çështje, Kim tha se nëse do të bënte dikush një film për të, ajo do të preferonte aktoren Jennifer Lawrence në rolin e saj.

Kim Kardashian & Jennifer Lawrence on 'Jimmy Kimmel Live!'

“Ajo është fantastike. Sigurisht që mundet! Është aktorja më e mirë!” – tha Kim. Një zgjedhje e papritur, por Kim dhe Jennifer janë mikesha të mira, madje Jennifer e mori në intervistë yllin e televizionit, në emisionin “Jimmy Kimmel Live!”.

Të mos harrojmë që Jennifer Lawrence ka fituar edhe një Oscar në 2013, për filmin “Silver Linings Playbook“, po ashtu edhe është nominuar 3 herë të tjera, për filmat “Winter’s Bone”, “American Hustle”, dhe “Joy”.

Po, Jennifer Lawrence mund të luajë këdo, por le të shpresojmë që të mos ketë një film për Kim Kardashian-in. Hollywood-it do t’i kenë mbaruar idetë, nëse ndodh kjo!

Kim Kardashian nearly let it all hang out when she went out to dinner in New York City in July 2017.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF