Një e papritur e këndshme ka ndodhur këtë mbrëmje në emisionin “Dance with me”, ku edhe juria i është bashkuar këngës e valles së spektaklit.
Bëhet fjalë për Valbona Selimllarin, e cila pasi ka ndjekur perfomancën e Rovena Stefës, nën tingujt e të mahnitshmes valle tropojane, Valbona i rrëfen moderatores, Alketa Vejsiu, që e ka shumë qejf këtë vallëzim.
Edhe Alketa nuk ka ngurruar t’i bëjë komplimente Valbonës, duke i thënë: “Kur del ti në ekran ndërron moti, ndërron koha, ikën shiu, del dielli pastaj ylberi…”, dhe më pas e ka ftuar në skenë për t’iu bashkuar konkurentëve.
Valbona nuk priti ta ftonin dy herë, dhe e kënaqi publikun me performancën e saj.
Ja videoja e valles së Tropojës, vallëzuar nga Valbona Selimllari:



















