Pas një sfilate dhe eksperience të lodhshme në Shanghai, me firmën e njohur “Victoria’s Secret”, Bella Hadid ka marrë disa ditë pushim këto kohë, diku pranë ujërave të kristalta dhe diellit të ngrohtë.
Ndërkohë që ne dridhemi së ftohti në xhupat tanë, Bella qëndron në plazh me bikini, e madje ndan foto në Instagramin e saj edhe për ne.
Në një nga fotot e fundit, shihet bukuroshja me bikini të bardha, ulur në tokë, dhe me këmbë të hapura. E gjithë pamja ka qenë tejet grafike për fansat, pasi menjëherë kanë vërshuar like-t dhe komentet, disa duke e përgëzuar për format, e disa duke i “tërhequr veshin” për pozën provokuese.
Ndërkaq, nuk është hera e parë që shohim më tepër seç duhet nga Bella Hadid. Edhe në sfilatën e Victoria’s Secret, në një moment modelja ngriti duart në ajër, duke nxjerrë paksa gjoksin mbi reçipeta.
Megjithatë, kjo pozë ka qenë padyshim e paramenduar nga modelja, dhe tregon se ajo ndihet mjaft mirë në trupin e saj.



















