Dafina Zeqiri nuk e ka harruar Ditën e Pavarësisë, e kjo ke vetëm për ndjenjat patrite, por duket se ka diçka tjetër që e bën 28 nëntorin edhe më të shenjtë për këngëtaren. “Sot është Dita e Pavarësisë në Shqipëri, ashtu sikurse dhe ditëlindja e mamasë time”, ka shkruar Dafina, ndërsa postimet e saj në Instagram nuk mbyllen këtu.
Zeqiri ka publikuar shumë urime për të ëmën, ndërsa fjalët e mbushura me krenari nuk kanë munguar. “Gëzuar ditëlindjen, përkufizimi më i denjë i fjalës ‘Mbret’! Nuk përshkruhet me fjalë se çfarë je ti për mua dhe motrën, mam’!”, është shprehur fillimisht Duffye, ndërsa ka vijuar me të tjera shkrime. “Për ata që e njohin, e dinë fare mirë sa e fortë dhe çfarë luftëtare është! Ashtu sikurse është dhe një njeri plot humor”, ka vazhduar edhe më tej këngëtarja.
Ajo madje ka thënë me shaka se pavarësisht urimeve, e ëma me siguri nuk e ka kuptuar aspak se çfarë ka shkruar Dafina, për shkak se çdo dedikim është bërë në anglisht. “Zoti e di që gjithçka po e bëj për ty! Falemnderit që na tregove rrugën e duhur dhe dritën, mua dhe motrës time! Na linde mbretëresha, por na vure në punë si mbretër! Të dua nani”, ka përfunduar Zeqiri, ndërsa kujtojmë se dashurinë dhe krenarinë për të ëmën e ka deklaruar sa herë i jepet mundësia!



















