Dita e Pavarësisë nuk i ka lënë aspak indiferentë personazhet e njohur të ekranit, e që në orët e para të ditës shumë nga figurat publike uruan në mënyra të ndryshme 28 nëntorin. Një nga to ishte edhe Landi i West Side Family, i cili ka postuar një foto plot emocion në Instagram.
Përkrahë Dr. Florit, Landi ka kujtuar një nga koncertet e mëparshme pikërisht në një datë të tillë. Djemtë shihen me flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë në duar, ndërsa këngëtari nuk e ka kaluar postimin pa një shkrim. “Gëzuar 105! Faleminderit familja”, ka qenë ky urimi i Landit në rrjetin social, duke treguar dhe një herë mallin dhe dashurinë për mikun e tij, Florin.
Pak ditë më parë, Dr. Flori u përkujtua nga shumë kolegë, ashtu sikurse dhe nga bashkëshortja e të afërmit e ngushtë. Ndërsa Landi, poston foto mes djemve më shpesh nga të tjerët, e kjo falë marrëdhënies të afërt të West Side Family…



















