KreuCelebrity

Habit Nicole Scherzinger: Hamilton nuk më kushtonte vëmendje

Në një intervistë të dhënë pak ditë më parë për  revistën “Fabulous” këngëtarja Nicole Scherzinger ka akuzuar ish-të dashurin e saj Lewis Hamilton, se ka qenë shumë egoist gjatë lidhjes së  tyre.

Ajo ka  treguar  se Lewis Hamilton kampioni i Formula 1 nuk i kushtonte vëmendje mjaftueshëm në 7 vite që  qëndruan  së  bashku. Nicole thotë që ka  dhënë shumë nga vetja e saj, por nuk ka marrë asgjë mbrapsht.

“Si gra, ne priremi ta duam personin tjetër dhe të japim gjithçka për të, por ndonjëherë personi tjetër është shumë egoist dhe mendon vetëm për veten e tij”- deklaroi këngëtarja.

Edhe  pse  nuk ka  dashur  të  dorëzohej  pas  një  kohe të gjatë  ajo hoqi  dorë  nga  kjo  marrëdhënie e pa të ardhme. Për të ndarja ka qenë shumë e  vështirë, por  vendosi të ecte para.

Ish-pjesëtarja e  grupit “Pussycat Dolls” është tani në një lidhje me yllin e tenisit Grigor Dimitrov.

Unë nuk bie lehtë në dashuri, por kur ndodh përfshihem e tëra dhe i dedikohem asaj.”- thekson Scherzinger

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF