Gianni De Biasi u bë një nga trajnerët më të dashur shqiptarë, ndërsa sukseset e tij me kombëtaren nuk ishin të pakta. Pas përfundimit të kontratës me Shqipërinë, De Biasi u zëvendësua nga Panucci, trajneri zyrtar i skuadrës vendase. Por, edhe pse larg kufijve, italiani e respekton Shqipërinë njësoj sikur të ishte këtu.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Gianni ka uruar Ditën e Pavarësisë, në shqip dhe italisht. “Urime Shqipëri, 105 vjet shtet! Sot është dita e krenarisë sonë! Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Gëzuar!”, ka shkruar De Biasi në rrjetin social, duke e përkthyer shkrimin edhe në gjuhën italiane.
Së fundmi, për De Biasin gjërat nuk kanë shkuar si duhet, pasi trajneri është shkarkuar nga skuadra e fundit ku udhëhiqte. Kjo, për shkak të rezultateve të dobëta të ndeshjeve. Nuk e dimë ende se ku do të tranferohet trajneri, por i urojmë fat në të tjera eksperienca…



















