KreuCelebrity

Edhe Armina ndryshon look, blogerja me pamje krejt të re!

Arminën nuk e shohim të eksperimentojë shpesh me pamjen e jashtme, ndërsa për një kohë të gjatë e pamë me të njejtin model flokësh. Por, kishte ardhur koha për një ndryshim, kështu që Mevlani vjen krejt ndryshe këtë fillim jave. Me baluket e prera, blogerja i ka dhënë një tjetër kuptim pamjes.


Ajo ka postuar fotot në My Story, ku dhe ka bërë një sondazh nëse duhet ta mbajë gjatë këtë model ose jo. Me prerje të thellë dhe të gjata deri në afërsi të syve, një stil i tillë njihet ndryshe si ‘baluket franceze’. Armina ka preferuar t’i kombinojë me një palë syze të mëdha ‘cat-eye’, për t’ia shtuar edhe më shumë detajet pariziene paraqitjes së fundit.

Mos ndoshta do të jetë kjo tendenca e dimrit të 2018-tës? Apo e preferoni Arminën me pamjen e mëparshme?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF