KreuCelebrity

Familja moderne e Gwyneth Paltrow, me burrin dhe ish-burrin e saj

E ndarë prej disa vitesh nga bashkëshorti i saj Chris Martin, dhe së fundmi në krahët e partnerit Brad Fulchuk, Gwyneth Paltrow sërish nuk e ka harruar dashurinë e parë Chris, përkundrazi.

Në një nga fotot e saj të fundit në Instagram, shihet Chris Martin dhe Brad të dy ulur në tavolinë, përballë Gwyneth, duke i buzëqeshur aparatit, tërësisht në paqe me njëri-tjetrin.

A post shared by Gwyneth Paltrow (@gwynethpaltrow)

Vetë aktorja ka shkruar në foto “Mëngjesi i së dielës, familja moderne”, duke e pranuar se sa e çuditshme është situata.

Edhe pse e ndarë që në vitin 2014, Gwyneth ka 2 fëmijë me artistin Martin, dhe është e rëndësishme për ta që Gwyneth ta mbajë pranë babain e tyre.

Rezultate imazhesh për gwyneth paltrow chris martin

Që në fillimet e ndarjes, Gwyneth ka mbajtur raporte shumë miqësore me Chris Martin, duke shkuar madje me pushime me të dhe të dashurën e tij në atë kohë, Jennifer Lawrence.

Kjo foto ama është një hap tërësisht i ri për aktoren, dhe për familjen e saj moderne!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF