KreuCelebrity

Pas dasmës përrallore, ja si ishte muaji luksoz i mjaltit për Serena Williams

Një dasmë si nëpër përralla si ajo e Serena Williams dhe Alexis Ohanian meriton një fund të lumtur, dhe fundet e lumtura arrihen në ishujt Bahamas, destinacioni i çiftit për muajin e tyre të mjaltit. Specifikisht, ata qëndruan në ishullin Kamalame Cay.

Ky ishull ka plot 3 milje bregdet, me vetëm 27 shtëpi dhe vila të ndërtuara në të. Sigurisht, ishulli ka dhe një fushë tenisi, ku Serena stërvitej. Çifti qëndroi në një vilë me 4 dhoma, 30 metra larg detit.

Serena postoi edhe video në Instagram, ku shkroi: “Një javë në parajsë”.

A post shared by Serena Williams (@serenawilliams)

Në ishull mund të shkohet vetëm me varkë private, helikopter (2,000 dollarë një xhiro) ose avion uji (2,486 dollarë). Serena dhe Alexis shkuan me avion privat.

Çmimi i vilës varion nga 3,355 dollarë deri në 5,055 dollarë nata, sipas shërbimeve që zgjedh me të, ku përfshihen leksione scuba diving, piknik në perëndim dielli ose edhe një lundrim me anije.

Çifti shijoi edhe një masazh 90-minutësh, me vlerë 210 dollarë, në qendrën spa mbi ujë të ishullit.

Një javë në parajsë, fjalë për fjalë! E paskan nisur vërtet mjaltë martesën!

Rezultate imazhesh për serena williams alexis

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF