Pamë shumë urime për festat e nëntorit nga VIP-at shqiptarë sot, bërë nga secili në stilin e tij të veçantë.
Megjithatë, urimi më unik ka qenë padyshim nga Eranda Libohova, e cila postoi në Instagram një video të mamasë së saj dhe Irmës, një zonjë 93-vjeçare, ndërsa recitonte një vjershë patriotike për Ismail Qemalin.
“Me keto vargje te recituara nga mami im ,ju uroj Gezuar Festen e Flamurit ! ???#mamiim93vjec …♥️” – shkruan Eranda.
Ndjekësit e Erandës janë kënaqur nga kjo video kaq e bukur, dhe kanë shprehur edhe urimet e tyre për “nënë Sheron”, mamanë e dy artisteve.
Nga ana tjetër, motra e Erandës, Irma Libohova, ka uruar duke ndarë një foto kuq e zi të sajën, ku shfaqet e veçantë si gjithnjë.
“Gëzuar ditën tënde, flamuri im i bukur!” – shkruan ajo.



















