Sa e talentuar, aq edhe e krisur. Kjo është aktorja Jennifer Lawrence me dy fjalë.
Fituesja e çmimit Oscar ka habitur sërish kësaj radhe, me deklaratën e saj të fundit mbi një jetë perfekte.
“Ëndërroj të blej një fermë, dhe të mjel dhi.” – tha ajo në një intervistë për revistën “Elle”.
Me sa duket, ndarja e pak ditëve më parë nga partneri Darren Aronofsky e ka prekur pak si tepër Jennifer-in, dhe ajo kërkon pushim nga karriera e saj e lodhshme, ku finalizon gati 3 filma çdo vit.
Po ashtu, Jennifer Lawrence tregon se ka qenë gjithnjë fanse e fermave. Ajo jetonte pranë një ferme, rreth 15 minuta larg kur ishte e vogël, dhe çdo ditë shkonte atje për të vizituar kuajt.
E dimë që mund të jesh zemërthyer këto kohë Jennifer, por përmbahu vajzë, është thjesht një djalë!



















