KreuCelebrity

Rrëfehet aktori i ‘Portokalli’: “Nuk isha aty kur lindi im bir…”

E kemi parë në disa role në ‘Portokalli’, ndërsa është pjesë e spektaklit prej disa vitesh tashmë. I ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm, Irgen Çela rrëfeu një nga detajet e jetës personale, për të cilën nuk kishim dëgjuar më parë. Baba i një djali, Irgeni ka zbuluar se nuk ka qenë në sallë gjatë lindjes të së birit.


Edhe pse tashmë nuk janë të paktë baballarët që asistojnë gjatë lindjes së fëmijës, Çela ka rrëfyer arsyen pse ka marrë një vendim të tillë. “Do bërtiste ajo, unë do t’i bërtisja mjekut, e do acarohesha më shumë”, ka thënë Irgeni, ndërsa ka pohuar se shtatzëninë e së shoqes e ka ndjekur hap pas hapi. Duke mos lënë pa një falenderim bashkëshorten, Çela ka rrëfyer se ndryshr nga vetë ai, i cili po vazhdon karrierën normalisht, e shoqja ka lënë pas çdo gjë tjetër për t’iu impenjuar djalit.


Epo, çdokush me zgjedhje të ndryshme!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF