KreuCelebrity

Historia e emrit të Mimi Kodhelit, që kuriozoi bashkëshortin e saj

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ka ndarë me publikun disa “sekrete” të jetës së saj lidhur me bashkëshortin dhe familjen.

E martuar prej më shumë se 30 vitesh me arkitektin Lek Kodheli, Mimi rrëfeu se, ishte pikërisht emri i saj që e bëri kureshtar bashkëshortin e saj të ardhshëm.

“Unë dhe bashkëshorti kemi punuar në të njëjtin sistem. Im shoq është ndierë i çuditur dhe ka qenë shumë kurioz për këtë emër jo të zakonshëm. Diku e ka lexuar dhe është bërë kurioz se çfarë ishte ky emër, kush ishte ky individ, ky personazh. Unë në atë kohë quhesha ende Mimi Vata”, është shprehur ish-ministrja e Mbrojtjes.

Por cila është për historia e emrit të saj?

“Babai im ka qenë një i apasionuar i muzikës së Puccinit. Ka pasur shumë pasion muzikën klasike dhe duke qenë fëmija i parë, gjithçka që njihte, gjithçka që dinte, donte që të personifikohej tek unë”, rrëfen Mimi Kodheli. Mimi është personazhi kryesor i “La Boheme”, operës ndoshta më të njohur të kompozitorit italian Giacomo Puccini.

Deputeja e Partisë Socialiste ka hapur për herë të parë edhe  dyert e shtëpisë, për të treguar një pjesë të pikturave të koleksionit të familjes Kodheli.

Për herë të parë, ajo rrëfeu gjithashtu edhe për librat e rrallë, që ka në bibliotekën e saj personale, një trashëgimi e paçmuar e familjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF