Pak para ardhjes së yllit britanik të muzikës pop në Shqipëri, të tjera lajme na vijnë për këngëtaren.
Ylli i popit Emili Sande dhe ish-bashkëshorti i saj ishin viktima të një grabitjeje bankare prej 300,000 paundësh.
Sulmuesi i dyshuar Rasad Salam ka shkuar në gjyq në Londër, i akuzuar se ishte njeriu i brendshëm i ekipit të kriminelëve që bastisnin llogaritë bankare të Barclays.
Këngëtarja Sande dhe ish-burri i saj Adam Gouraguine u vunë në shënjestër nga mashtruesit, të cilët përdorën detajet personale për të transferuar £290,000 nga llogaria e tyre. Por Gouraguine vuri re lëvizjen e dyshimtë të parave dhe kontaktoi menjëherë me bankën. Autoritetet u vunë në lëvizje dhe zbuluan skemën mashtruese, duke ndaluar vjedhjen e parave.
Krimi i pretenduar ndodhi një vit pasi çifti u nda, por ata ende kishin një llogari të përbashkët bankare, njoftoi “Evening Standard” i Londrës.
Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, por është zbuluar sot nga mediat, kur u zhvillua seanca gjyqësore ndaj autorit të dyshuar. U zbulua se ai kishte vjedhur në total 10 llogari bankare përmes skemave mashtruese.
24 vjeçari Salam se ka plaçkitur dhjetë llogari të ndara për një total prej 354,050 paund, kur punonte për grupin bankar.
Viktimat e tij të tjera thuhet se kanë humbur mes 35.000 dhe 500 £.
Rasad Salam mohoi 13 akuzat për mashtrim dhe shpërdorim të detyrës
Emeli Sande sonte do të vijë në Tiranë ku do të performojë në aktivitetin e organizuar nga Qeveria dhe Bashkia Tiranë për “Natën e Bardhë”.



















