Siç është bërë traditë tashmë në vendin tonë çdo 29 nëntor festohet “Nata e Bardhë” në kryeqytet.
Këtë vitë në Tiranë do të performojë së bashku me këngëtarët shqiptarë, këngëtarja britanike Emeli Sande.
Për të prezantuar këtë koncert, mësohet se Bashkia e Tiranës i ka besuar prezantueses simpatike të “Pop Culture” Dojna Mema.
Në datën 29 nëntor zhvillohet “Nata e Bardhë”, festa tashme tradicionale e përvitshme e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Programi i festimeve të kësaj dite përmban aktivitete të shumta kulturore-artistike.
Si çdo vit nuk kanë munguar performancat e këngëtarëve të famshëm si Rita Ora apo Jessie J. dhe të tjerë.