Tirana u ndez mbrëmë për Natën e Bardhë, nga zëri unik i artistes me famë botërore Emeli Sandé. Në një koncert organizuar nga Bashkia e Tiranës, Emeli këndoi disa nga këngët e saj më të njohura, si “My kind of Love” “Hurts”, “Read all about it”.
Ja si ishte atmosfera live nga sheshi, për ata që nuk mundën ta ndiqnin artisten.
Përpara performancës së saj në Sheshin “Skënderbej”, këngëtarja është takuar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Pasi kanë qëndruar pak kohë në zyrë duke diskutuar, Emeli ka përshëndetur me simbolin e shqiponjës dykrenare përmes duarve.
Madje në Instastory-n e saj, Emeli Sande shihet teksa thotë “Mirëdita Tirana”, dhe duke kërkuar ndihmën e personave që dinë shqip për ta ndihmuar me shqiptimin, ndonëse ajo s’ka aspak nevojë.