Jemi të gjithë në dijeni të tradhtive të reperit Jay-Z ndaj bashkëshortes së tij diva, Beyonce. Kjo falë albumit bombë “Lemonade” të artistes në vitin 2016, që i goditi fansat nga hiçi.
Megjithatë, vetë Jay-Z ka pranuar kësaj radhe në një intervistë për New York Times që ai vërtet ka shkelur betimet martesore, pasi shpeshherë e “fikte” anën emocionale të tij me Beyonce-n dhe tërhiqej prej saj.
Kjo, sipas Jay-Z, vjen sepse ai është rritur në një lagje të vështirë, dhe i është dashur terapi për ta kaluar këtë instikt mbijetese.
“Duhet të mbijetosh. Kështu që çfarë bën kur instikti yt i mbijetesës ndizet? I fik të gjitha emocionet. Nuk mund të lidhesh emocionalisht as me femrat.” – tha ai.
Megjithatë, Jay-Z pranon gjithashtu që është rritur shumë nga kjo eksperiencë, dhe ka kuptuar që gjithçka në jetë është e lidhur. Të qenit në dijeni të këtij fakti është avantazh i madh, sipas tij.
Sado e vështirë të ketë qenë fëmijëria e reperit, ai padyshim jeton në parajsë tani. Me një grua të bukur, 3 fëmijë dhe gjithë paratë e botës, zor se Jay-Z e bën më atë gabim.