Modelja e njohur dhe e vogla e klanit Kardashian, Kendall Jenner është shpallur si modelja më e paguar e këtij viti, dhe me të drejtë, po të shohim fotot e saj.
E bukur, me trup të hajthshëm dhe stil fantastik në të veshur, sigurisht që kërkohet nga çdo firmë mode!
Megjithatë, nuk ka gjë që nuk arrihet me fuqinë e make up-it, sepse Kendall-i padyshim ka përdorur fondontinë për atë lëkurë perfekte që shfaq.
Fotot e fundit të modeles e tregojnë Kendall-in me një fytyrë aspak mikluese, me akne dhe të rrumbullakosur paksa. Ajo ka qenë duke folur në telefon, ndërsa shëtit e veshur sport.
Mbase është në ditët e saj të liga të muajit, ku i dihet! Me siguri, vajzat e tjera solidarizohen me të.