KreuCelebrity

Angelina Jolie do dëshpërimisht të kthehet me Brad Pitt, por aktori…

Nuk ka fund drama për çiftin, apo më mirë të themi ish-çiftin më të dashur të Hollywood-it, Brad Pitt dhe Angelina Jolie.

Ndonëse beteja e tyre e divorcit është nisur nga aktorja e famshme, pikërisht kjo e fundit me sa duket po pendohet tani për këtë lëvizje aspak të menduar.

Rezultate imazhesh për brad pitt angelina jolie

Burime të Hollywood Life thonë që Angelina ka derdhur lot mbi këtë situatë, dhe u pranon miqve që “ka bërë gabimin më të madh të jetës”. Megjithatë, Brad Pitt nuk pranon të kthehet me ish-gruan e tij (së shpejti), sepse nuk ka më besim tek ajo. Për të mos përmendur pastaj që Brad është tanimë në një lidhje me princeshën e Monakos!

Brad dhe Angelina kanë qenë bashkë për 12 vite, dhe qëndruan të martuar për 2 vjet, para se Angelina të kërkonte divorcin në shtator të 2016-s.

Rezultate imazhesh për brad pitt angelina jolie divorce

Ndërkaq, Brad kërkon kujdestari më të plotë të 6 fëmijëve të tyre, duke i ofruar Angelina-s gjysmën e pasurisë së tij prej 250 milionë dollarë, por ajo nuk pranon.

Tani kuptohet qartë që aktorja mban shpresë për një falje nga ana e tij, dhe kthim të gjërave siç ishin më parë.

Rezultate imazhesh për brad pitt angelina jolie divorce

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF