Tashmë ka kaluar pak kohë që kur Floriana Garo është larguar drejt Zvicrës, për të nisur jetën e saj të re me partnerin Enis Daci. Ish-moderatorja është edhe në muajin e saj të pestë të shtatzënisë, dhe pikërisht sot për festat e nëntorit, ka ndarë foto nga festa e organizuar në Gjenevë me këtë rast.
E veshur me një fustan të kuq (e si mund të ishte ndryshe!), Florianës i bie në sy barku i rrumbullakosur, sado i mbuluar nga fustani i gjerë. Përveç kësaj, ajo duket mjaft në formë.
Festa është organizuar në studion e avokatisë “Lexpro”, ku Floriana po punon aktualisht si drejtoreshë e Marrëdhënieve me Publikun. Partneri i saj Enis Daci është partneri themelues i firmës.