Meghan Markle, 36 vjeç, dhe princi Harry, 33 vjeç, janë zyrtarisht të fejuar. Ndërsa e gjithë bota pret të shohë dasmën e tyre dhe se si do të jetë fustani i Meghan-it, familja e saj qenka më largpamëse se kaq.
Që kur morën dijeni për fejesën, ata e kanë shtyrë aktoren të bëjë menjëherë fëmijë me princin Harry. Mbase shkak është mosha e saj, megjithëse Meghan nuk ka ç’të bëjë, pasi martesa e saj e parë nuk funksionoi. Akoma më mirë që nuk pati një fëmijë në mes!
Po ashtu, gjithë personat pranë saj nuk mund ta besojnë që një grua nga Los Angeles do të bëhet pjesë e familjes mbretërore.
Edhe mamaja e saj, Doria, beson se Harry dhe Meghan do të kenë fëmijë shumë të bukur bashkë, dhe mezi pret të bëhet gjyshe e fëmijëve mbretërorë.
Cila gjyshe s’do të donte!