KreuCelebrity

Ledioni tregon shtëpinë e zbukuruar për festa

Pas Amit dhe Ermalit një tjetër çift i njohur ka hapur dyert e shtëpisë për të na treguar atomosferën festive. Dhe janë pikërisht Sara dhe Ledioni, të cilët sapo kanë zbukuruar pemën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, duke qenë ndër të parët mes miqve. Përmes një fotoje dhe disa videove të publikuara në instagram nag vetë Ledioni shihet atmosfera festive në shtëpinë luksoze.

Kjo është pamja e këtij viti në shtëpinë e Ledionit. Pema, këtë herë është e bardhë dhe me shumë drita. Ekrani i madh me blunë karakteristike në qendër reflekton mbi ngjyrat pastel dhe neutral të sallonit. Në të majtë, një tortë limoni ka nisur të ngacmohet nga dikush që,shpresojmë të mos jetë Ledioni.

Në njërën prej tyre Ledioni tregon korridorin, më pas dhomën e ndenjes, ku menjëherë bie në sy pema e bardhë dhe televizori gjigant.

Është edhe Jobs, jo vetëm miku i ngushtë i familjes, por edhe një dekor i përvitshëm në raste festash.

Kush mungon? London?! -pyet Vis Bajraktari, i dashuri i Lori Hoxhës. London është rritur, ndaj këtë vit të dytë feste për të, edhe ai e bën një punë: “Ka ik me ble bukë…” – ia kthen me humor babi Ledioni.

Ledion Liço është ndër të paktët personazhe të njohur që dëshiron ta bëjë sa më shpejt gati pemën e festave.

Mesa duket moderatori i Top Channel ia dalë për të qenë në krye të listës, edhe nga dëshira  sepse nga London, djali i tij pas pak ditësh feston 1-vjetorin e lindjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF