KreuCelebrity

Dua Lipa “përvesh mëngët”, gatuan byrek me spinaq në emision gatimi

E gjithë bota e njeh Dua Lipan si këngëtaren e talentuar dhe simpatike, me hite të tilla si “New Rules” dhe “No lies”. Megjithatë, si rrallëherë, Dua ka treguar rrënjët e saj shqiptare ditën e sotme, ftuar në një emision gatimi.

Në emisionin “Untitled Action Bronson”, të shqiptarit Arian Asllani, njohur me emrin e artit “Action Bronson”, ajo ka gatuar pite me spinaq, recetë e mamasë së saj, siç shkruan vetë Dua në fotot në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BcGwr_KF9sq/?taken-by=dualipa

E bukur, e talentuar, di të gatuajë… Tamam vajzë për ta marrë në shtëpi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF