Së bashku me Anisa Mukaj, Brisedia Mehmeti ishte një nga velinat e ‘Fiks Fare’ sezonin e shkuar. Tashmë shpërngulur në Milano, të dyja vajzat janë duke punuar në fushën e modelingut në Itali. E ftuar sot në ‘Pop Culture’, Briseida ka folur për vështirësitë e ngritjes së një karriere në tregun e huaj, si dhe ka shpjeguar se ka zgjedhur Italinë në vend të Turqisë, për shkak se kjo e fundit jep paga shumë minimale.
https://www.instagram.com/p/BbujgsOghfy/?hl=en&taken-by=brisi.mehmeti
Moderatorët e emsionit e kanë ngacmuar ish-velinën duke e pyetur për ndonjë të dashur të mundshëm në Itali, por ajo është përgjigjur se kjo pjesë nuk është gjithçka. “Më vjen për të qeshur, se më kujtohet që një nga fotografët më tha mua dhe Anisës: ‘Tani që u bëtë modele, zini dhe nga një futbollist dhe bëni qejf’”, ka shtuar Brisi, ndërsa është shprehur se nuk e preferon një të dashur me këtë profesion. Kështu, drejtuesit e ‘Pop Culture’ e kanë shtyrë edhe më tej për të përshkruar mashkullin ideal për të.
https://www.instagram.com/p/BbSMnCgAyVr/?hl=en&taken-by=brisi.mehmeti
Sipas ish-velinës, i dashuri i saj duhet të ishte i gjatë, brun dhe me sy bojëqielli, ndërsa për anën ekonomike është shprehur se nuk do të dëshironte as një shumë të varfër, as një shumë të pasur. “Një të rrethit tim, pasi me fitimet që kam unë nuk do të rrija dot me një shumë të varfër apo shumë të pasur. Mjafton të sigurojmë jetën normale”, ka vijuar edhe më tej Mehmeti, duke me e lënë me kaq historinë e meshkujve.



















