KreuCelebrity

Reagimi i Bebes për klipin e Ritës, nuk pritej aspak!

Rita Ora dhe Bebe Rexha njihen për marrëdhëniet e mira mes tyre, e nuk është e largët koha kur të dyja vajzat u shfaqën në foto së bashku. Përpos origjinës shqiptare, këngëtaret njihen dhe për sukseset e tyre të njëpasnjëshme. Këtë herë, Rita ka publikuar klipin e këngës “Anywhere”, ndërsa Bebe nuk ka mbetur pa një reagim…

Rexha ka postuar pjesë nga klipi i koleges në My Story, e këtë nuk e ka lënë pa një koment. “Digje, Rita Ora”, ka shkruar Bebe, ndërsa nuk ka harruar as titullin e këngës: #Anywhere. Nuk e kemi parë shpesh këtë support kaq të hapur mes vajzave, por duket se Rexha ka mbetur vërtetë e kënaqur nga projekti më i ri i Ritës. Nga ana tjetër, kjo e fundit ende nuk ka reaguar mbi komentin e koleges, edhe pse shihet qartazi miqësia mes tyre.

Disi më ndryshe në këtë drejtim është Dua Lipa, e cila nuk ka treguar ndonjë afrimitet të veçantë deri më tani lidhur me Beben dhe Ritën. Megjithatë, vajzat na surprizuan jo pak me urimet për festat e nëntorit, duke na kujtuar se sa të kujdesshme janë lidhur me vendin e prejardhjes. Mos vallë është koha të shohim ndonjë bashkëpunim mes Rexhës dhe Ritës?!…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF