Ka qenë një Natë e Bardhë e paharrueshme mbrëmja e djeshme, falë gjallërisë së i solli sheshit “Skënderbej” artistja me famë botërore, Emeli Sandé. Lajmi i ardhjes së saj është mirëpritur nga shqiptarët, të cilët e vlerësojnë zërin unik dhe krijimet e bukura të këngëtares.
Fillimisht, Emeli Sandé është sistemuar në hotel “The Plaza” me të mbërritur, nga ku bëri Instastory duke thënë shqip “Mirëdita Tirana”. Më pas, ajo është takuar me kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe pasi kanë biseduar paksa, Emeli përshëndeti duke bërë simbolin e shqiponjës me duar.
Koncerti i përvitshëm i Natës së Bardhë është hapur nga këngëtarët Kamela Islamaj dhe Alban Ramosaj, me Dojna Memën si prezantuese të eventit.
Nuk ka munguar as një homazh për Chester Bennington të grupit Linkin Park nga Alban Ramosaj, i cili ndërroi jetë këtë vit.
Më pas, ylli i mbrëmjes, Emeli Sandé, ka hyrë në skenë, brohoritur nga publiku i pranishëm. Emeli këndoi disa nga këngët e saj më të njohura, si “My kind of Love” “Hurts”, “Read all about it”. Bie në sy edhe veshja kuq e zi e artistes, me siguri në respekt të festave tona kombëtare!
Publiku këndonte bashkë me të, në eufori. Vetë Emeli u mahnit nga ata, siç postoi edhe në Instastory-n e saj një moment nga koncerti, duke kënduar këngën “My kind of love”.
Më pas, Emeli ka performuar edhe në piano, live në skenë, duke treguar edhe njëherë se e meriton plotësisht famën për talentin që ka.
Pasi e ndezi Tiranën me zërin e saj, Emeli bëri foto dhe nënshkroi autografe për fansat, të cilët mezi prisnin ta takonin.
Në Instastory, ajo pyeti edhe bandën e saj se si u ishte dukur koncerti i sotëm, dhe të gjithë binin dakord që kishte qenë një koncert fantastik.
Edhe shqiptarët janë të të njëjtit mendim, Emeli!



















